Sarri shkon në Arabinë Saudite? Kërkesa e tij e parë është e qartë: A lejohet që të pi duhan atje?

Sarri shkon në Arabinë Saudite? Kërkesa e tij e parë është e qartë: A lejohet që të pi duhan atje?

Shumë trajnerë të njohur evropianë janë të lidhur me kalimin në Arabinë Saudite dhe ky vend po zgjerohet vërtet kur bëhet fjalë për futbollin. Ka shumë para dhe arabët e pasur po bëjnë gjithçka për të tërhequr yje të mëdhenj, lojtarë dhe trajnerë, që të vijnë në vendin e tyre.

Gazetarët e pyetën trajnerin e Lazios, Maurizio Sarri nëse do të shkonte edhe ai në Arabinë Saudite. Sarri, i njohur si duhanpirës i zjarrtë, nuk zgjedh as vend e as kohë për të ‘ndezur’ puro, ndaj vendosi të bënte shaka.

“Trajner në Arabinë Saudite? A mund të pi duhan atje? Më pas do të shohim”, tha trajneri i Lazios, i cili po bën shumë mirë këtë sezon. Skuadra e tij është në vendin e dytë në Serie A dhe shumë merita i ka Sarri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/