Shaqiri ka rilindur në Zvicër! 3 asiste dhe 1 gol i shënuar, po udhëheq Bazelin drejt titullit kampion

Rikthimi te Bazeli ka rezultuar zgjedhja e duhur për Xherdan Shaqirin. Lojtari shqiptar ka rilindur në Zvicër, ku me kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e lojës udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion.

Shaqiri ka thelluar statistikat e tij. Ish-futbollisti i Liverpulit ka dhënë 3 asiste dhe ka shënuar një gol në fitoren e thellë 5-0 kundër Iverdonit mbrmjen e sotme. Tashmë, Xherdan Shaqiri numëron 16 gola dhe 18 asiste me fanellën e Bazelit./Sport Ekspres/