“Të tjerët u lutën që ne të humbnim, ne e dimë këtë”, mesazhi i Çalhanoglusë: Hymë në fushë për të dhënë një shenjë

“Të tjerët u lutën që ne të humbnim, ne e dimë këtë”, mesazhi i Çalhanoglusë: Hymë në fushë për të dhënë një shenjë

Interi mposhti bindshëm Napolin me shifrat 3-0 të dielën. Një fitore mjaft e rëndësishme për zikaltrit, që siç thotë edhe vetë Çalhanoglu, ishte një sinjal për të gjithë kundërshtarët. Në një prononim të dhënë për “Rai Sport”-in, mesfushori turk u shpreh se të tjerët po luteshin për një humbje të Interit, por ekipi i tij i dërgoi sinjal të pastër me fitoren e marrë.

“Kjo fitore ishte një sinjal i rëndësishëm, sepse të tjerët u lutën për barazimin apo humbjen tonë. Ne e dimë këtë. Shkuam në fushë për të dhënë një shenjë. I merituam tre pikët, sepse ishim të përqendruar dhe e kokën e kthjellët. Nuk e lamë Napolin të luante, i cili ka cilësi dhe është i fortë. E bëmë punën tonë. Jam i lumtur me golin, por mbi të gjitha me fitoren”, ka thënë Hakan Çalhanogluja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/