Mirlind Daku është duke përsëritur gabimet e së shkuarës. Sulmuesi shqiptar bëri një tjetër gabim të madh duke mos kontrolluar dot emocionet. Daku ka dhuruar spektakël në ndeshjen kundër Dinamos së Moskës, duke dhënë një asist fantastik dhe më pas është ndëshkuar me karton të kuq.
Trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov, ka bërë një bisedë me sulmuesin shqiptar duke i kërkuar që të evitojë skena të tilla në të ardhmen. “Po, kemi pasur një bisedë. Nuk ka problem, gjëra të tilla ndodhin, kështu që unë mendoj se ai është i vetëdijshëm për të gjitha këto. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për rëndësinë e tij, duhet të dijë se ai është lider në sulm. Emocionet janë të mira, por nuk duhet të dalin jashtë kontrollit”, tha Rakhimov. /Sport Ekspres/