Gatuzo e ka mbyllur bashkëpunimin me Italinë. Pas eliminimit të turpshëm nga faza e Play Off të Botërorit, në mposhtjen e Bosnjes, aventura e Gatuzos është mbyllur para kohe, përpara mbarimit të kontratës.
Por edhe në momentet e vështira, Gatuzo tregon se është një shkollë e vjetër futbolli. Ajo ka zbatuar traditën e tij, ku tregon se me ekipet që shkon krijon një raport njerëzor, jo vetëm profesional. Sipas mediave italiane, Gatuzo nuk ka kërkuar asnjë para nga kontrata e mbetur, por nga ana tjetër nuk ka bërë konsensus me paratë e stafit të tij, të cilët duhet të paguhen sipas marrëveshjes. /Sport Ekspres/