Shorti i Champions-it/ Egnatia ka shanse për t’u kualifikuar, kundërshtar i lehtë për Dritën

Ditën e sotme është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Egnatia dhe Drita janë dy skuadrat shqiptare që marrin pjesën në këtë kompeticion. Kampionët e “Abissnet Superiore”-s do të përballen me kampionen e Moldavisë, Petrokubin. Një kundërshtar i vështirë, por jo i pakalueshëm për rrogozhinasit.

Në krahun tjetër, goglat kanë qenë më bujare me Dritën. Kampionët e Kosovës do të përballen në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve me Zhalgirisin e Lituanisë.  Ndeshjet e para do të luhen në datat 7 dhe 8 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 14 dhe 15 korrik./Sport Ekspres/