Në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” është diskutuar mbi problematikat e futbollit shqiptar. Erion Todhe ka listuar mentalitetin dhe mungesën e profesionalizmit jashtë fushe të lojtarëve si një arsye të forta për përgatitjen e tyre të dobët fizike. Gazetari ka treguar një rast të trajnerit Zhupa në kohën kur drejtonte Dinamon. Todhe u shpreh se disa lojtarë refuzonin të shpenzonin për vitamina dhe ushqime të shëndetshme, por nuk kurseheshin për faturat e telefonit të tyre.
“Zhupa nuk do ta thotë, por do ta them unë. Kur ka qenë trajner te Dinamo, kishte futbollistë që në atë kohë ai i thoshte: ‘Të duhet kjo vitaminë’. Ia jepte me listë. Asnjëri nga ata nuk i blinte. Nga ana tjetër harxhonin 300 mijë lekë në celularë. Fatura e celularit i shkonte 300 mijë lekë. Ai (Zhupa) ma ka thënë, unë kam qenë aty. Edhe emrin e lojtarit ma ka thënë. Ai nuk do ta thotë asnjëherë, sepse është pjesë e profesionalizmit. Është edhe mentaliteti i futbollistëve. Mungesa e profesionalizmit jashtë fushave”, ka treguar Erion Todhe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/