Ismet Munishi është i bindur se Shqipëria do të kthehet te fitorja nëse përdoren dy lojtarë nga minuta e parë, Arbër Hoxha dhe Mirlind Daku. Sipas trajnerit të njohur, vetëm në këtë mënyrë kuqezinjtë mund të arrijnë që të rrezikojnë dhe të mposhtin kroatët. (Intervista e plot e Ismet Munishit në Koha Shtesë gjendet më poshtë)
“Ka ardhur koha që Silvinjo të përdor artilerinë e rëndë. Po flas për Dakun dhe Hoxhën. Unë mendoj se Daku duhet të jetë titullar këtë ndeshje se ka treguar formë shumë të mirë, është në formë fantastike, ka bërë gola dhe asiste. Më pas trajneri ka luksin me sulmuesit e tjerë në stol që të zgjedh. Pastaj edhe Arbër Hoxha që tregoi veten ndaj Italisë, do të na ndihmojë shumë me aksionet që do të bëhen në sulm me driblimet, gjuajtjet dhe krosimet në zonë. Mund të rrezikojë më shumë se Seferi në sulm. Për mua nëse Silvinjo luan me këta dy lojtarë nga minuta e parë, Shqipëria fiton 2-0 ndaj Kroacisë, është koha të rrezikojmë tani”, tha Munishi. /Sport Ekspres/