Shqipëria ka zyrtarizuar sot kualifikimin për në Gjermani. Kuqezinjtë do të jenë pjesë 24 më të mirave të Europës në turneun që do të organizohet nga UEFA vitin e ardhshëm. Për të gjithë atë që nuk do të jenë të pranishëm në Gjermani ka menduar “TV Klan”-i.
Pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër Moldavisë, Alban Xhihani ka njoftuar se “TV Klan” ka firmosur marrëveshjen për blerjen e të drejtave televizive ekskluzive për transmetimin e Kampionatit Europian Gjermani 2024. Në këtë mënyrë, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndjekin pa pagesë ecurinë e Shqipërisë në Euro 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/