Shqiptarët vendosin rekordin menjëherë në Gjermani! E thotë kreu i FSHF: Shqipëri-Itali është një nga 2 ndeshjet më të kërkuara për bileta

Shqiptarët do të jenë të shumtë në Gjermani! Kreu i FSHF, Armand Duka, ishte i ftuar në mbrëmjen e djeshme në “Kurthin e Piter Pan”. Duka është shprehur se ndeshja Shqipëri-Itali është mes 2 ndeshjeve që kanë ngjallur më shumë interes për bileta sa i përket gjithë fazës së grupeve në EURO24.

“Stadiumi do të jetë plot me shqiptarë, italian dhe gjermanë në ndeshjen Shqipëri-Itali. Statistikat janë që 2 ndeshjet e grupeve më të kërkuara në EURO24 janë Gjermani-Zvicër dhe Shqipëri-Itali”, tha Duka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/