Një përrallë e vërtetë është ajo që po ndodh me Leverkusen në Gjermani. Kjo skuadër nuk e njeh humbjen nën drejtimin e Xabi Alonso.
Në këtë sezon, Leverkusen ka marrë 25 fitore dhe 4 barazime në 29 ndeshje të luajtura. Të gjithin këtë sukses, tifozët ia faturojnë trajnerit. Por kur bëhet fjalë për lojtarë, shumë merita jepen edhe për Granit Xhakën. Lojtari që u largua nga Arsenali, ka zhvilluar paraqitje mbreslënëse në Bundesligë dhe fakt është që u kthye në pjesë të suksesit. /Sport Ekspres/