Befasia e madhe e kësaj verë është Julian Alvarezi. Sulmuesi argjentinas do të jetë lojtari i Atletikos së Madridit në sezonin e ardhshëm. Fabrizio Romano raporton se gjithçka është kryer, pasi vetë Alvarezi ka pranuar propozimin 5-vjeçar.
Palët kanë rënë dakort për një shifër pre 75 milionë euroësh, plus 20 milionë të tjera shtesë. Gjithsej, Mançester Siti do të arkëtojë 95 milionë euro nga shitja e talentit të tij, për të cilin shpenzoi vetëm 14 milionë paundë për ta bërë “qytetar”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/