“S’ka rëndësi sa gola na shënojnë”, Jamali thumbon kundërshtarin pas fitores: Reali nuk na mund dot këtë sezon

Barcelona është fituese e Kupës së Mbretit. Katalanasit kanë mposhtur Realin e Madridit me shifrat 3-2 në kohën shtesë. Lamin Jamali ka deklaruar pas përfundimit të finales se nuk ka rëndësi se sa gola mund të shënojë Reali, ata përsëri nuk mund ta mposhtin dot Barçën në këtë sezon.

“Nëse pësojmë një gol, nuk ka problem. Nëse pësojmë dy gola, nuk ka problem. Sepse këtë vit ata nuk na mundin dot. E kemi vërtetuar këtë. Rroftë Barça”, ka deklaruar Lamin Jamali./Sport Ekspres/