Spanja është padyshim kundërshtari më i vështirë në grupin B, ku gjendet edhe Shqipëria. Përpos gjithë historisë që e ndjek nga pas, iberikët e kanë treguar edhe në këto dy takime miqësore se janë në një tjetër nivel krahasuar me rivalët. Një tjetër fitore me goleadë për spanjollët, këtë herë kundër Irlandës së Veriut.
Irlandezo-veriorët shënuan që në minutën e 2-të të takimit, por pikërisht në këtë minutë përfundoi edhe ndeshja e tyre. Pedri e dërgoi topin në rrjetë 10 minuta më pas, ndërsa në të 18-n Morata përmbysi rezultatin. Për golin e tretë mendoi përsëri Pedri, i cili shënoi përsëri në minutën e 29. Vetëm 6 minuta më vonë, Fabian Ruizi i dërgoi shifrat në 4-1. Për të vulosur rezultatin përfundimtar në 5-1 mendoi Ojarzabali, i cili tundi rrjetën në minutën e 60. Një dominim absolut i Spanjës, që në këtë përballje mbajti topin në zotërim në 79% të kohës, si dhe realizoi 19 goditje, 8 prej të cilave shkuan në portë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/