Lionel Skaloni është rikthyer në vendlindjen e tij në Argjentinë. Sigurisht që në Pujato nuk mund t’i shpëtonte vëmendjes së mediave, të cilat i morën përshtypjet e tij për Kupën e Botës që sapo lamë pas. Trajneri i Argjentinës ka pranuar humbjen në finale, duke e vlerësuar Spanjën si ekipin më të mirë në fushë dhe duke mohuar pretendimet për padrejtësi në arbitrimin e ndeshjes. Skaloni gjithashtu ka hedhur poshtë zërat për prishjen e harmonisë në dhomën e zhveshjes.
“Arbitrimi në finale nuk ishte i padrejtë. Humbëm sepse ata ishin më të mirë dhe ne duhet ta dimë këtë. Ndoshta arritëm me burime të kufizuara, ky është realiteti. Ka momente kur është mirë t’i pranosh këto gjëra. Kjo do të na bëjë më të mirë. A është skuadra e bashkuar? Jo, nuk mund ta besoj se për çfarë po më pyesni”, ka deklaruar Lionel Skaloni./Sport Ekspres/