Ka startuar turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinj “Eagle CUP”, ekskluzivitet i njohur i “Viareggio Cup”, i organizuar nga FSHF, fondacioni “Albitsol”, Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”.
Ceremonia e hapjes dhe ndeshjet e para të turneut u zhvilluan në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, ku në fushë zbritën ekipet e Atalantës (Itali), Vllaznisë (Shqipëri), 2 Korrikut (Kosovë) dhe përfaqësuesja e Kamerunit.
Atalanta u përballë me Vllazninë dhe triumfoi minimalisht 1-0, ndërsa Dinamo ACC FC Nigeria mundi 2 Korrikun me rezultatin 2-1.
Në këtë edicion marrin pjesë 12 ekipe nga vende të ndryshme të botës, me mbi 260 lojtarë të moshave të reja që do të garojnë deri në finalen e 15 qershorit.
Ky turne synon të promovojë zhvillimin e futbollit të moshave dhe krijimin e eksperiencave ndërkombëtare për të rinjtë, duke sjellë në Shqipëri një tjetër aktivitet me vlerë për të rinjtë.