AEK-u i Athinës është duke udhëhequr me shifrat 2-0 kundër Rajo Vajekanos. Pjesa e parë ka përfunduar me avantazhin e dyfishtë të ekipit grek, i cili sot provon të përmbysë humbjen 0-3 të një jave më parë.
Goli i parë për verdhezinjtë u shënua që në minutën e 13. Protagonist në këtë gol ishte edhe Stavro Pilo. Lojtari më i ri i Kombëtares shqiptare dha asist për Zinin, i cili më pas e ndali topin në rrjetë. Ndërkohë në lojë mbeten edhe të paktën 45 minuta të tjera për të vendosur se cili ekip do të kualifikohet më tej në Ligën e Konferencës./Sport Ekspres/