Stefano Pioli zgjon lojtarët, i jep mesazhin e qartë: Kush nuk beson se mund të kapin Interin, mos të shfaqet fare në stërvitje

Stefano Pioli zgjon lojtarët, i jep mesazhin e qartë: Kush nuk beson se mund të kapin Interin, mos të shfaqet fare në stërvitje

Milani po kalon një periudhë të vështirë në këtë sezon. Kuqezinjtë janë me njërën këmbë jastë grupeve të Ligës së Kampionëve dhe në kampionat kanë shfaqur mjaft oshilacione. Në prag të sfidës me Frozinonen, Pioli ka folur në konferencë për shtyp, ku ka dhënë një mesazh të qartë për lojtarët. Ai është shprehur se cilido që nuk beson se mund ta arrijnë Juventusin dhe Interin në renditje, atëherë bën mirë të mos paraqitjet në stërvitje.

“Përgjegjësitë e trajnerit janë gjithmonë aty, por ne jemi në një moment të sezonit ku është shumë herët për të bërë vlerësime. E dimë se në Ligën e Kampionëve kemi pak shanse, por ne do të luajmë shnaset me Njukastëllin. Sidoqoftë, në kampionat kanë mbetur edhe 25 ndeshje dhe nëse dikush nuk beson se jemi të aftë për të kapur Juventusin dhe Interin, ai nuk duhet të shfaqet në stërvitje”, ka deklaruar Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/