Nëse do të flasim për lojtarin e vetëm të Shqipërisë i cili ka disa vite radhazi që luan në nivelet më të larta, duhet të ndalemi padyshim te kapiteni ynë, Berat Gjimshiti. Koha nuk flet më në favorin e tij, megjithatë do të kemi ende mundësinë për të shijuar performancat e tij pasi lojtari i Shqipërisë është në moshën 32-vjeçare.
Gjithmonë kemi folur për përuljen dhe mënyrën ndryshe të të menduarit dhe sjellurit të Berat Gjimshitit, që tregon qartë se përse është lojtari ynë i vetëm që mban këto nivele. Por tani duhet të prekim edhe një detaj tjetër. Pavarësisht se është në moshën 32-vjeçare dhe në kohët e fundit ka pasur disa dëmtime radhazi, sërish Gjimshiti i kalon ato sikur të ishte një 20-vjeçar. Një tjetër dëmtim pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Milanit dhe ku mediat italiane raportuan për një mungesë dy javore, por mbrojtësi shqiptar është rikuperuar shumë shpejt dhe do të jetë në formacion për ndeshjen e radhës kundër Lecce. Kjo tregon qartësisht se stërvitja e tij është në nivelet më të larta. /Sport Ekspres/