Sulmuesi që shpërtheu me gola po largohet në Premier League, por Burnley nuk e lë veten në dorën e Armando Brojës

Flemming duket se do të largohet nga Burnley në momentet e fundit të merkatos verore. Sulmuesi që shpërtheu me gola te Burnley ka ambicie më të mëdha dhe ia ka bërë të qartë drejtuesve që nuk do të qëndrojë në Premier League. Lille e kërkon atë prej kohësh, por Flemming kërkon të transferohet te Ipsëich në Premier League. Megjithatë edhe pas këtij largimi, kjo nuk do të thotë se Armando Broja do të ketë minuta aktivizimi më shumë.

Kjo pasi mediat britanike tregojnë se Burnley nuk i besojnë shqiptarit dhe janë hedhur menjëherë në merkato për të kërkuar një tjetër sulmues qendre. Ata kanë “shigjetuar” sulmuesin e Notingham Forest, Chris ëood, i cili në kohët e fundit ka kaluar shumë dëmtime dhe ka humbur vendet e titullarit, por statistikat e tij me golat e shënuar janë të frikshme dhe konkurrenca për Brojën do të jetë më e ashpër sesa ajo me Flemming. /Sport Ekspres/