Super Kosova nuk mjafton për të fituar kundër Austrisë, Fisnik Asllani rikthehet te goli

Kosova ka marrë një pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Austrisë, në një ndeshje dramatike të vlefshme për Ligën e Kombeve. “Dardanët” barazuan 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke treguar karakter përballë një prej skuadrave më të forta të grupit.

Pjesa e parë u zhvillua me ritëm dhe duele të forta, ndërsa Kosova kërkoi të shfrytëzonte mbështetjen e tifozëve në Prishtinë. Goli i shumëpritur erdhi nga Fisnik Asllani, i cili shpërtheu në festë bashkë me shokët e skuadrës, duke i dhënë avantazhin Kosovës.

“Dardanët” luftuan deri në fund për ta ruajtur avantazhin, por Austria nuk u dorëzua. Christoph Lang gjeti rrjetën në minutat e fundit dhe barazoi rezultatin në 1-1, duke i mohuar Kosovës një fitore që do të kishte marrë vlerë të madhe në Grupin B3.

Në fund, Kosova merr një pikë, ndërsa Austria vazhdon serinë e saj pa humbje në Ligën B. Për “Dardanët”, megjithatë, paraqitja ndaj një kundërshtari të fortë jep sinjale pozitive për vazhdimin e këtij edicioni. /Sport Ekspres/