Superioria është në këmbët e Lajthias! Gjithmonë e kemi thënë se ky lojtar është për Kombëtaren dhe sot e tregoi edhe njëherë tjetër se po, ky njeri, ka aftësitë për të qenë një lojtar vendimtar në ndeshje të caktuara
Sot kundër Vllaznisë ka realizuar dy gola në fitoren 3-1 të Elbasanit, me këmbë e me kokë. Në minutën e 21 ishte Tsague që realizoi për Elbasanin, ndërsa në të 38, Lajthia, me kokë, gjetur bukur rrjetën. Qato do të rikthente pak ekuilibrat e takimit në të 73 duke futur në lojë Vllazninë, por silura e Lajthias në të 77, nuk i la asnjë shans reagimi kundërshtarit. Ndërkohë nga krahu tjetër Flamurtari falë Maksutit, ka fituar po në shifrat 3-1 ndaj Dinamos.
Tre gola të realizuar nga talenti i madh Maksuti që zhvlerësuan golin e vetëm të Komas në minutën e 5, do të sillnin tre pikët e arta për Flamurtarin që shpreson ende te mbijetesa, duke qenë vetëm tre pikë larg valles së ekipeve të tjera që kërkojnë mbijetesën. /Sport Ekspres/