Sylvinho dhe Zabaleta betohen në bashki, janë zyrtarisht qytetarët më të rinj të… Lushnjës

Sylvinho dhe stafi i tij janë zyrtarisht qytetarët më të rinj të Shqipërisë. Trajneri i Kombëtares kuqezi, së bashku me Zabaletën, Laurentin dhe Stesinën, morën sot nënshtetësinë shqiptare. Ata u regjistruan si qytetarë të qytetit të Lushnjës. Lajmin e ka përcjellë edhe vetë kryebashkiakja Eriselda Sefa përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook”.

“Sylvinho dhe stafi teknik i kombëtares kuqezi janë banorët më të rinj të Lushnjës pasi u betuan dhe aplikuan për pasaportë shqiptare. Jemi të privilegjuar të kemi mes nesh timonierët e suksesit të dytë të madh në historinë e futbollit shqiptarë! Urojmë shumë që bashkëqytetarët tanë të rinj, Sylvinho, Zabaleta dhe Doriva të na bëjnë edhe më shumë krenare me përfaqësimin në “Euro 2024″”, është shkruar në komunikatën e kryebashkiakes Eriselda Sefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/