Të gjithë po flasin për fëmijën misterioz të Haland! Me gruan që pa u bërë futbollist i njohur, askush nuk di asgjë rreth djalit të tij

Erling Haaland po shndërrohet në protagonistin absolut të Kupës së Botës. Sulmuesi norvegjez, me katër gola të realizuar në dy raundet e para, ka qenë “motori” kryesor që i dha kombëtares së tij, të njohur si “Wickneys”, kualifikimin e sigurt në fazën eliminatore. Forma e tij spektakolare në fushë e ka bërë atë emrin më të përfolur të turneut.

Megjithatë, përtej aftësive vrasëse përpara portës, vëmendja e publikut është tërhequr edhe nga jeta e tij private, e cila mbetet po aq intriguese sa performancat e tij. Haaland ndan një histori të gjatë dashurie me Isabelle Haugseng Johansen, me të cilën u rrit në qytetin e Brine në Norvegji. Lidhja e tyre ka kapërcyer kohën, duke nisur shumë përpara se Erling të arrinte majat e futbollit botëror.

Në dhjetor të vitit 2024, çifti mirëpriti në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë. Pavarësisht famës së babait, prindërit kanë zgjedhur ta mbajnë trashëgimtarin e tyre larg syrit të mediave. Edhe pas një viti e gjysmë, emri dhe imazhi i fëmijës mbeten sekret. Megjithatë, Haaland, i cili e quan me dashuri “Haaland i vogël”, ka rrëfyer se atësia i ka ndryshuar rrënjësisht pikëpamjen për jetën, duke e bërë atë edhe më të përqendruar. /Sport Ekspres/