Tevez bën gati bashkimin që do të flas gjithë bota e futbollit: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të luajnë në të njëjtin ekip

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë padyshim futbollistët më të mirë të brezit të tyre dhe kanë shënuar plotësisht një epokë të futbollit. Ishte kënaqësi t’i shikoja ata duke luajtur kundër njëri-tjetrit, duke garuar për çmime dhe gjithçka, por deri më tani nuk kemi pasur rastin t’i shohim në të njëjtën anë.

Kjo mund të ndryshojë tani, pasi Carlos Tevez po bën plane për t’i ftuar ata të dy në ndeshjen e tij të lamtumirës në Buenos Aires dhe për të luajtur në të njëjtin ekip. Sulmuesi argjentinas ka luajtur me të dy, dhe është në marrëdhënie të mira me Ronaldon dhe Messin, gjë që sugjeron se ka shumë shanse të mira që kjo të ndodhë.

Në një intervistë në podcast, Tevez e konfirmoi këtë lajm, duke thënë se problemi i vetëm është rregullimi i axhendës së tyre. “Van Der Sar në njërën portë, Buffon në tjetrin. Në pozicionet mbrojtëse” Ferdinand, Vidi?, Chiellini, Bonucci,” tha. “Vëllai im Evra duhet të jetë gjithashtu atje, për sa i përket mesfushorëve – Pirlo, Scholes, Riquelme patjetër do të jenë atje, gjithashtu Rooney”, shtoi ai.  “Mesi, Ronaldo, do t’i sjellë unë të dy, do të shkojë t’i marrë vet nëse është e nevojshme, i kam numrat e tyre në Ëhats App”, tha Tevez. /Sport Ekspres/