Thomas Strakosha e nis vitin 2024 ashtu siç nuk do ta kishte imagjinuar edhe vetë. Portieri shqiptar do të jetë nga minuta e parë me Brentfordin në ndeshjen kundër Ëolves. Kjo ndeshje është e vlefshme për “FA Cup” dhe do të fillojë nga ora 20:15.
Për Strakoshën, është më shumë sesa një ndeshje Kupe. Portieri shqiptar duhet të tregojë të gjitha vlerat e tij dhe arsyen se përse trajneri i Brentford duhet ta ketë si zgjedhje të parë edhe në ndeshjet e kampionatit. Për më tepër, Fleken ka bërë shumë gafa dhe gardiani shqiptar ende nuk ka arritur dot që të përfitojë nga gabimet e kolegut të tij. /Sport Ekspres/