Piotr Zielinski pritet të jetë lojtar i Interit në sezonin e ardhshëm. Fabricio Romano ka njoftuar se klubi zikaltër është pranë arritjes së marrëveshjes me kampionin e Serisë A. Kontratë është gati, teksa kanë mbetur për t’u dakortësuar vetëm detajet e fundit. Drejtuesit e Interit shpresojnë që dokumentacioni të jetë gati dhe të firmoset brenda këtij muaji.
Në një skenar të tillë, Piotr Zielinski do t’i bashkohej grupit të Inzagit në muajin korrik si lojtar i lirë. Një tjetër emër me peshë që do të rrisë edhe më tepër konkurencën në mesfushën e Interit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
???? Inter are closing in on verbal agreement with Piotr Zielinski to join as free agent from July 1.
Contract almost ready, final details being sorted.
Inter hope to get documents signed this month.
???? Same for Mehdi Taremi, almost done — as revealed.@MatteMoretto ?? pic.twitter.com/RsVdD4iFZf
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 6, 2024