Tifozët e KF Tërnocit i kundërpërgjigjen dhunës së policisë serbe, i tregojnë sa të vegjël janë para shqiponjës

Ultrasit e KF Tërnocit kanë reaguar sot për skandalin e ndodhur së fundmi në futbollin serb. Policia serbe hyri në fushën e lojës dhe ushtroi dhunë ndaj lojtarit Veton Zeqiri. Më tej hynë edhe në dhomën e zhveshjes së skuadrës shqiptare, ku kontrolloi sendet personale të lojtarëve.

Një kundërpërgjigje ka ardhur nga tifozgrupi “Agallarët” gjatë ndeshjes së sotme kundër Torpedos së Vranjës. Tifozët në fjalë kanë shpalosur një banderolë, në të cilën dallohet imazhi i një lojtari me fanellën e Tërnocit. Fytyra e tij përbehet nga imazhi i shqiponjës, i ili është edhe simboli ynë kombëtar. Përballë tij qendron një polic serb, më i vogël në trup, që përpiqet të ushtrojë dhunë./Sport Ekspres/