Tifozët janë gati për spektaklin, përcaktohet zyrtarisht data se kur luhet “El clasico” e parë e sezonit

Tashmë është vendosur zyrtarisht. “El clasico” e parë e sezonit do të luhet më 26 tetor. Barcelona dhe Reali i Madridit do të masin forcat muajin e ardhshëm në sfidën që do të nisë në orën 21:00. Ky do të jetë ballafaqimi i parë i dy gjigantëve të La Ligas për këtë sezon dhe do të zërë vend në mitikun “Santiago Bernabeu”.

Tifozët janë gati për spektaklin. Pritshmëritë për këtë “el clasico” janë të mëdha, teksa Barcelona po përjeton një formë fantastike në kampionat nën drejtimin e Hansi Flikut. Në krahun tjetër, Reali i Madridit është një ekip i mbushur me yje, ku i fundit që i është bashkuar “los blancos”-ve është Kilian Mbapeja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/