Tjetër rikuperim dhe dalje nga parashikimet, te Shqipëria bëhet gati edhe Elseid Hysaj përpara kohe

Disa rikthime të rëndësishme po vijnë te Shqipëria përpara ndeshjeve të marsit. Një listë e gjatë dëmtimesh ishte nga lojtarët shqiptarë, të cilët po nxitojnë duke iu kthyer fushës së blertë, teksa ka ngelur pak kohë nga ndeshja me Anglinë.

Sot ishte Armando Broja që doli në stërvitje me ekipin e Everton, ndërsa pritet që sulmuesi të jetë në stol për ndeshjen e 8 marsit kundër Ëolves. Nga krahu tjetër Mitaj dhe Ismajli do të jenë gati për ndeshjet e ardhshme në ekipet e tyre, së bashku me Gjimshitin, duke lënë pas dëmtimet.

Gjithashtu edhe Elseid Hysaj duket se ka kapërcyer parashikimet. U mendua se shkodrani do të mungonte deri në fundin e marsit pas dëmtimit të pësuar me Lacion, por sipas mediave italiane ishin mjekët e Lacios që kanë bërë një tjetër kontroll dje te Hysaj dhe kanë marrë sinjale shumë të mira. Sipas parashikimeve të fundit, Hysaj mund të jetë gati që për ndeshjen e 13 marsit të Lacios në Europa League, që do të thotë edhe një grumbullim me Shqipërinë. /Sport Ekspres/