Pas ndalesës për festat e fundvitit, topi do të rrokulliset sërish në “Abissnet Superiore”. Java e 19 e kampionatit shqiptar do të nisë pasditen e nesërme. Derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës do të jetë ndeshja e parë për vitin 2024 në “Abissnet Superiore“. Dy klubet do të masin forcat me njëri-tjetrin duke nisur nga ora 17:00 mbrëmjen e nesërme.
Ndërkohë, 4 ndeshjet e mbetura do të zhvillohen të ndara mes të shtunës dhe të dielës. Egnatia pret Skëndërbeun më 13 janar në orën 13:30, ndërsa në orën 17:00 në të njëjtën datë do të luhet dueli Partizani-Teuta. Sakaq, Laçi pret Erzenin më 14 janar në orën 13:30, ndërsa në orën 17:00 Vllaznia do të përballet me Kukësin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/