Trajneri i Barcelonës e poshtëron Ansu Fatin, tifozët e katalanasve vërshëllejnë Hansi Flick kur e panë veprimin që bëri

Katalanasit morën lehtësisht tre pikë të tjera në ndeshjen e mbetur të javës së 27-të të La Ligës, duke mposhtur Osasunën me rezultatin 3-0. Megjithatë, trajneri Flick e gjeti veten në shënjestër të sulmeve të tifozëve të Barcelonës në mes të pjesës së dytë, kur panë se çfarë i bëri njërit prej lojtarëve.

Domethënë, në fillim të pjesës së dytë, Flick dërgoi shumicën e lojtarëve në nxehmje, përfshirë edhe Ansu Fatin, të cilin nuk e kemi parë në fushë për një kohë të gjatë. Fati u ngroh për rreth 20 minuta dhe pritej që të futej në lojë, por në fund ndodhi e papritura.

Trajneri i Barcelonës e thirri Fatin, por jo për ta futur në lojë, por i tha se mund të kthehej dhe të ulej në stol dhe se nuk do të luante. Tifozët në tribunat pas pankinës së Barcelonës e panë këtë dhe nuk iu pëlqeu ajo që bëri Flick dhe filluan ta shanin për mënyrën sesi e poshtëroi Fatin.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Flick vendosi ta ndëshkojë edhe një herë Fatin për mungesën e përpjekjeve në stërvitje, për të cilën më parë e kishte kritikuar publikisht, por mesa duket nuk ka ardhur në vete. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/