Karlos Kierozi ka folur hapur kundër FIFA-s. Trajneri i Ganës nuk është dakort me formatin e ri të Kupës së Botës. Shtimi i numrit të ekipeve pjesëmarrëse dhe kualifikimi në fazën me eleminim direkt të 8 skuadrave të pozicionuara në vendin e 3-të ia ka ulur vlerën këtij turneu madhor. Në fund ai ka shtuar se është paraja ajo që vendos.
“Mendoj se me numrin e ekipeve, humbet shumë vlerë dhe kuptim. Edhe ndeshjet kualifikuese në Europë dhe Afrikë po humbasin kuptimin dhe rëndësinë e tyre, sepse ka shumë. Në ditët e sotme vendos parana dhe ne nuk e quajmë më futboll, por ‘moneyball’”, ka thënë Karlos Kierozi./Sport Ekspres/