Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann duket se ka diçka kundër ish-lojtarëve të tij nga Bayerni. Pas Leon Goretzka, radha ishte e Manuel Neuer.
Julian Nagelsmann e ka bërë të qartë se Ilkay Gundogan do të mbetet kapiten i Gjermanisë pavarësisht rikthimit të shumëpritur të Manuel Neuer në kombëtare.
Gundogan mori shiritin ndërsa Neuer ishte jashtë fushës për shkak të një dëmtimi afatgjatë dhe do të mbajë shiritin pa marrë parasysh rikthimin e portierit të Bayernit.
“Ilkay Gundogan mbetet kapiten. Por fjala e Manu do të ketë ende peshë,” u tha Nagelsmann gazetarëve në një konferencë për shtyp disa ditë më parë.
Neuer nuk është i vetmi lojtar i Bayernit që u ndëshkua nga Nagelsmann me vendimet e tij të fundit. I dyti është sigurisht Goretzka.
Mesfushori me eksperiencë ka mbetur pa ftesë për grumbullimin e marsit, çka do të thotë se nuk do të jetë në Kampionatin Evropian të organizuar nga Gjermania. /Sport Ekspres/