Vllaznia i nxjerr të gjithë inatin Dinamos! te shkodranët shënojnë të gjithë, nga Coba, Balaj dhe Gruda

Vllaznia i nxjerr të gjithë inatin Dinamos! te shkodranët shënojnë të gjithë, nga Coba, Balaj dhe Gruda

Vllaznia ka arritur që të fitojë me shifrat 3-1 ndaj Dinamos. Shkodranët e kanë nxjerrë inatin e ndeshjes dhe të gjitha takimeve të tjera, ku nuk kanë marrë rezultatet e dëshiruara. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 5, ku Denison ndëshkoi Vllazninë.

Pjesa tjetër është histori e cila u nis me Cobën në minutën e 11 të takimit. Goditjen e parë të përmbysjes, Dinamos ia dha Gruda në minutën e 32. Me nisjen e pjesës së dytë, Bekim Balaj mbylli llogaritë e takimit me golin e shënuar në minutën e 55. /Sport Ekspres/