Milani arriti të fitonte dje kundër Sasuolos me shifrat 1-0. Goli i Pulisic mjaftoi për kuqezinjtë që të grumbullonin tre pikët e radhës. Por një moment i veçantë në këtë ndeshje ka marrë vëmendjen kryesore.
Teksa po bënte nxehjen, Pioli ka thirrur Krunic për të hyrë në fushën e blertë si zëvendësues. Lojtari ka refuzuar dhe nuk i është bindur urdhrit të trajnerit. Ai ka treguar me dorë nga shpina se ndiente një shqetësim dhe nuk ishte gati për të luajtur. Megjithatë mediat italiane hedhin dyshime për vërtetësinë e këtij shqetësimi të Krunic. /Sport Ekspres/