U kthye në hero pasi në Angli i dhanë një shuplakë egozimit të tij, Anis Mehmeti zgjidhet lojtari i ndeshjes në Championship

U kthye në hero pasi në Angli i dhanë një shuplakë egozimit të tij, Anis Mehmeti zgjidhet lojtari i ndeshjes në Championship

Anis Mehmeti mori një shuplakë të mirë në Angli. Në fillim të këtij sezoni, në bazë të aftësive brilante të lojtarit shqiptar, Mehmeti u shpërblye me fanellën e titullarit te Bristol City pas ardhjes së tij nga Ëycombe.

Një arritje e madhe për këtë futbollist që të tregonte vlerat e tij në Championship dhe njëkohësisht mori ftesën e Silvinjos te Shqipëria. Por Mehmeti karakterizohet nga dëshira për të mbyllur çdo aksion i vetëm dhe për të dribuluar gjithë ekipin kundërshtar.

Për këtë arsye, anglezët i dhanë një mësim të mirë ku për disa muaj mbeti në stol dhe në disa raste edhe jashtë ekipit, duke u dërguar edhe tek të rinjtë. Por në mbrëmjen e djeshme mund të themi se histori kthehu sërish pasi Mehmeti shënoi gol në fitoren kundër Hull City, në shifrat 3-2. Për më tepër, Mehmeti u shpall edhe lojtari i ndeshjes. /Sport Ekspres/