U kthye në portierin më të mirë në botë! Donaruma i thotë Luis Enrique se do të largohet, tani hyjnë edhe “sheikët e Turqisë”

PSG ka një sezon fantastik pas vetes, pasi klubi francez më në fund arriti të fitojë Champions League për herë të parë në historinë e tij. Ata mund ta kishin mbyllur sezonin në një mënyrë madhështore, por u mposhtën së fundmi në finalen e Kupës së Botës për Klube nga Chelsea.

Lojtarët e PSG-së janë gati të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri, dhe sipas mediave franceze, Luis Enrique mori një goditje të papritur pasi u kontaktua nga Gianluigi Donnarumma. Portieri italian ka qenë portieri i parë i zgjedhur në Parc des Princes për disa sezone dhe Enrique nuk e ka fshehur se sa i kënaqur është me performancat e Donnarumma-s.

Megjithatë, mediat franceze po bëjnë bujë këtë mëngjes se Donnarumma dhe Enrique patën një bisedë mjaft të sikletshme pasi italiani i tha trajnerit të PSG-së se po mendonte seriozisht të largohej nga klubi. Italiani kërkohet nga disa klube nga Arabia Saudite të cilat po i ofrojnë shuma të mëdha parash, dhe ekziston edhe interesi i Galatasaray, i cili është gjithashtu i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm për të sjellë Donnarumma-n në Turqi. /Sport Ekspres/