Mirlind Daku u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Nizhni Novgorodit. Një gol dhe një asisit ishin vendimtarë në fitoren 2-4 të Rubin Kazanit. Pas përfundimit të ndeshjes, Daku ka thënë për “Match TV”-në se ekipi tregoi karakter për të përmbysur sfidën. Ai gjithashtu ka nxjerrë në pah disa karakteristika të lojës së tij, por nga ana tjetër ka pranuar se ende nuk është në formën e tij më të mirë.
“Kam disa cilësi: lojën një kundër një, driblimim, duelet fizike. Por ende nuk kam arritur formën që kisha. Unë do të punoj shumë. Forma vjen përmes lojërave.
Minutat e para janë shumë të rëndësishme në futboll. Dhe në ndeshjet e ardhshme duhet të veprojmë më të përqendruar. Por ndeshja e sotme (djeshme) tregoi karakterin e ekipit tonë. E dinim që do të kishim një ndeshje të vështirë kundër një skuadre të fortë. Është mirë që të gjithë së bashku treguam karakter”, ka thënë Mirlind Daku në “Match TV”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/