Udhëtoi 16 orë me avion për të luajtur vetëm 4 minuta, lojtari përjetoi natën më fatkeqe në Ligën e Kampionëve

Pafosi është përballur mbrëmjen e djeshme me Kajrat Almatin në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Ligës së Kampionëve. Një transfertë që nuk shkoi aspak ashtu siç ishte planifikuar për qipriotët. Zhoao Korreia ka përjetuar një nga netët më fatkeqe të karrierës së tij.

Lojtari i Pafosit udhëtoi plot 16 orë me avion për të qenë i pranishëm në këtë transfertë, por në fund luajti vetëm… 4 minuta. Korreia kreu një ndërhyrje mjaft të ashpër, teksa goditi kundërshtarin me takë në fytyrë. Arbitri nuk e toleroi aspak këtë ndërhyrje, duke e larguar futbollistin në fjalë me karton të kuq, pavarësisht se loja ishte në minutën e 4-t të saj. Megjithatë Pafosi në fund ia doli të largohej me një barazim 0-0 nga Kazakistani./Sport Ekspres/