“Unë jam i shëndoshë, por mund të luaj ende në Serinë A”, Kasano ironizon kampionatin Italian: Prandaj duket mirë Lukaku

“Unë jam i shëndoshë, por mund të luaj ende në Serinë A”, Kasano ironizon kampionatin Italian: Prandaj duket mirë Lukaku

Antonio Kasano ka kritikuar nivelin e Serisë A. Ish-sulmuesi italian, ka thënë gjatë bashkëbisedimit në “Bobo TV” përmes “Twich”-it, se kampionati Italian është fals. Sipas tij, kjo është arsyeja pse lojtarë si Romelu Lukaku duken mirë. Madje Kasano ironizon se përpos faktit që është mbipeshë, mund të luajë ende në Serinë A.

“Në Itali ne të katërt, unë, Bobo (Vieri), Lele (Adani) dhe Nikola (Ventola), mund të luajmë akoma. Unë jam i shëndoshë, Nikola çalon, Bobo ka dhëmbë të mirë, ne mund të luajmë akoma. Edhe kjo është mirë. Ky kampionat është fals, prandaj Lukaku është mirë”, ka thënë Antonio Kasano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/