“Urime portierit të Kongos për pritjet e shkëlqyera”, Kejni beson: Kemi nivelin për të bërë gjëra të mëdha

Harri Kejni është heroi i Anglisë mbrëmjen e sotme. Sulmuesi anglez ka shënuar dy golat që përmbysën Kongon dhe kualifikuan Anglinë. Pas ndeshjes, lojtari i Bajernit të Mynihut ka përgëzuar portierin kongolez për pritjet e shkëlqyera, ndërsa nënvijëzon faktin se Anglia ka nivelin për të bërë gjëra të mëdha.

“Ne kemi nivelin për të bërë gjëra të mëdha. Duhet të besojmë. Kushdo mund të jetë hero, jo vetëm unë. Ne jemi bashkë. Portieri i Kongos… urime. I takojnë merita. Ai bëri disa pritje të shkëlqyera”, është shprehur Harri Kejni./Sport Ekspres/