Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar. Elbasani ka marrë dënim me 4 ndeshje pa tifozë për shkakun e ofendimeve të tifozëve karshi lojtarëve kundërshtarë, ndërsa gjobë ka mbërritur edhe për Laçin me Egnatian për shkakun e sjelljes së gabuar të spektatorëve.
- KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Zyrtari i KF Laçi, Mario Bytyçi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke fyer lojtarët e ekipit mik në mënyrë të përsëritur si dhe hedhje sendesh në fushën e lojës, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 13, 17/1 dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- KF Vora, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Luzi i Vogël 2008, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Lojtari i KF Sopoti, Shaqir Jugu, për sjellje te dhunshme lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Sopoti, Fatjon Xhafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.