Francesco Camarda shkroi historinë në mbrëmjen e djeshme në Serinë A. Ai u bë lojtari më i ri që debutoi në elitën e futbollit italian, teksa hyri në fushë gjatë ndeshjes mes Milanit dhe Fiorentinës.
15 vjeç e 260 ditë, por Camarda ka shumë thjeshtësi në sjellje. Këtë e tregoi edhe me veprimin që bëri para ndeshjes, ku e dinte se kishte mundësinë për të hyrë për pak minuta në fushë. Duke qenë se është lojtar i ekipit të parë, Camarda-s i takonte një numër i caktuar i biletave falas për familjarët e tij.
Megjithatë ai zgjodhi që të shkonte për të blerë bileta me miqtë dhe familjarët e tij. Edhe pse disa prej tyre mund t’i merrte falas, shpenzoi disa qindra euro për t’i dhënë mundësinë që të lumturonte që të gjithë dashurit e tij në një moment të paharrueshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Here Francesco Camarda’s parents in tears when 15 year old striker entered the pitch at San Siro ???
AC Milan’s 2008 born talent became the youngest debutant in Serie A history. ?? pic.twitter.com/jzCCfooLaY
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 26, 2023