Figura e njohur e Shqipërisë, Klodian Duro, ishte i ftuar në emisionin Dueli Sportiv, atje ku foli sa i përket Europianit që pritet të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia. Duro është ndalur edhe te eksperienca e tij si trajner në Kosovë, ndërsa theksoi se fillimisht duhet të ketë një bashkim të shqiptarëve dhe më pas të prentendojmë për të qenë të fortë karshi armiqëve të historisë.
“Kolegët e mi, të ftuarit nëpër studio, ata të cilët unë i kam pasur edhe futbollistët e mi, më kanë trajtuar në mes të Kosovës si serb. Nuk dua të flas më shumë, mediat më kanë përkrahur shumë në Kosovë, por kështu jam trajtuar unë, legjenda e Shqipërisë në Kosovë. Mediat i falënderoj shumë, se më kanë mbështetur. Mediat më kanë respektuar, por jo kolegët. Duhet të respektojmë njëri-tjetrin dhe pastaj të jemi të fortë kundër Serbisë dhe armiqëve”, tha Duro. /Sport Ekspres/