“Vetëm Portugalia dhe Franca pësuan më pak se Shqipëria”, ikona angleze për kuqezinjtë: Do t’ja bëjnë të vështirë rivalëve

Alan Shearer, Gary Lineker dhe Micah Richards kanë dhënë parashikimet e tyre për grupet e Kampionatit Europian që do të nisë këtë të premte në “The rest is football”. Shearer-i ka vlerësuar faktin se Shqipëria ka një mbrojtje të organizuar, por e sheh të vështirë kalimin e grupit për kuqezinjtë. Megjithatë ikona e futbollit anglez është shprehur se Kombëtarja shqiptare do t’ja vështirësojë punën kundështarëve Europian.

“Ata nuk pësojnë shumë gola për shkak të organizimit që kanë. Vetëm Portugalia me Francën kanë pësuar më pak gola në kualifikuese, por shënimi i golave është i vështirë për ta. Është shumë e vështirë që të dalin nga grupi. Mendoj se ky është grupi më i vështirë për ta për të gjetur vetveten. Ishin shumë të pafatë. Por do t’ua bëjnë të vështirë”, ka thënë Alan Shearer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/