Atletiko e Madridit është duke luajtur kundër Sevijës në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Mbretit. Sfida deri në këto momente është në baraspeshë 0-0. Antuan Grizmani kishte në dorë të ndryshonte rezultatin e takimit në minutën e 26.
Sulmuesi francez fitoi një 11 metërsh të cilin shkoi ta godiste po vetë. Por ekzekutimi nuk shkoi aspak siç e kishte planifikuar. Grizmani rrëshkiti në momentin e goditjes së topit, duke e dërguar këtë të fundit sipër traut të portës. Lojtari i Atletikos është bërë qesharat me mënyrën e gjuajtjes së 11 metërshit dhe videoja po shpërnadet gjerësisht në rrjetet sociale./Sport Ekspres/
Antoine Griezmann slipped taking his penalty ?
pic.twitter.com/vObxsWx3dr— CentreGoals. (@centregoals) January 25, 2024