Armando Broja po luan si titullar sot te Burnley në ndeshjen kundër Fulham. Një pjesë e parë e mbyllur në shifrat 1-2, teksa sulmuesi shqiptar ka bërë deri diku një performancë pozitive. Ajo që vecohet ishte një moment nga pjesa e parë teksa Broja la pas kapitenin e Fulham dhe po nisej rrezikshëm drejt portës, por duke mos e mbajtur dot, lojtarët e Fulham e tërhoqën nga fanella për t’u ndëshkuar me karton të verdhë. Në atë moment nisi një goditje dënimi e befasishme dhe Broja nuk arriti dot të përfitonte, teksa i gjendur përpara portierit të Fulham do të gabonte. /Sport Ekspres/