Armando Broja është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë klubi Everton përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale. Evertoni ka njoftuar se 23-vjeçari po kryen stërvitje me ekipin e të rinjve, duke shfrytëzuar kështu periudhën e ndeshjeve të Kombëtareve për të arritur formën e tij më të mirë. Klubi anglez ka shpërndarë në “Youtube” dhe në “Tëitter” çaste nga stërvitja e sulmuesit shqiptar.
“Broja kthehet në stërvitje të plotë. Ka shansin për të lënë përshtypje me grupin e akademisë. Puna e fortë vazhdon gjatë pushimit prej Kombëtareve”, ka shkruar klubi Everton në faqen zyrtare në “Tëitter” bashkëngjitur videos nga seanca stërvitore./Sport Ekspres/