VIDEO/ Balaj është “bekimi” i Vllaznisë, i jep fitoren shkodranëve në minutën e 95

Vllaznia ka marrë sot tre pikët e radhës në “Abissnet Superiore”. Kuqeblutë kanë mposhtur Teutën me rezultatin 1-2 në javën e 5 të kampionatit elitar shqiptar. Esat Mala dërgoi Vllazninë në epërsi në minutën e 19, ndërsa në të 57-n Teuta ktheu sërish shifrat në baraspeshë.

Ndërkohë kur lojtarët po prisnin vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit, Balaj e dërgoi topin në rrjetë. “Bekimi” i Vllaznisë shënoi golin e fitores në minutën e 95, duke i mbajtur shkodranët në vendin e parë të renditjes, me pikë të barabarta me Egnatian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/